Policia e Kosovës ka sekuestruar 131 vetura të paregjistruara, në kuadër të operacionit “Targa” që zgjati nga 15 tetori e deri më 12 nëntor.
Sipas policisë, operacioni ishte i shtrirë në tërë territorin e Kosovës dhe kishte qëllim identifikimin e veturave të paregjistruara, që janë importuar nga Evropa e që në vendin e origjinës ishin ç’lajmëruar, ndërsa në Kosovë kishin paguar vetëm sigurim të përkohshëm.
“Operacioni policor i zhvilluar nga data 15.10.2018 deri më datë 12.11.2018, ka rezultuar me kontrollimin e një numri të madh të veturave, në mesin e të cilave janë sekuestruar 131 vetura të cilat janë dërguar në Doganat e Kosovës për vazhdim të procedurave doganore. Po ashtu janë konfiskuar edhe 2 vetura që dyshohet se janë të vjedhura”, thuhet në njoftim të PK-së.
Policia ka thënë se do të vazhdojë aktivitetet e ngjashme në të ardhmen për të minimizuar veprimet antiligjore.
-
Në veri sekuestrohen 24 vetura pa targa, qytetarët ankohen se aksioni u bë pa paralajmërim
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
Për dy javë në rajonin e Prishtinës u identifikuan 353 automjete të paregjistruara
-
Për 18 ditë u sekuestruan 73 motoçikleta në Prishtinë