Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë ka sekuestruar 14 motoçikleta.
Sekuestrimi thuhet se është bërë në kuadër të planin operativ “Motoçikletat 2025”, i cili është duke u realizuar nga data 20 maj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë realizimit të këtij plani janë sekuestruar: katërmbëdhjetë (14) motoçikleta të llojeve të ndryshme, ndërsa për kundërvajtësit janë lëshuar gjoba për kundërvajtjet: mosposedimi i lejes për vozitje, mosposedimi i kategorisë përkatëse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundërvajtje tjera”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se janë shqiptuar 40 gjoba ndaj këtyre kundërvajtësve.