Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka bastisur dy lokale ku dyshohej se po luheshin lojëra të fatit.
Një lokal është bastisur në Gllogoc, ku janë intervistuar gjithë të pranishmit, përfshirë një të dyshuar, i cili ishte duke shtypur tiketa të basteve online. Nga lokali janë konfiskuar 11 shtëpiza kompjuteri dhe një sasi e monedhave. Rasti ka mbetur në procedurë të rregullt.
Në mbrëmjen e djeshme në Skenderaj ka ndodhur bastisja tjetër, ku janë konfiskuar tre kompjuterë, një televizor dhe një sasi e monedhave. Është intervistuar pronari i lokalit dhe me urdhër të prokurorit rasti ka mbetur në procedurë të rregullt. Inspektorët komunal e kanë mbyllur lokalin.
Artikuj të ngjashëm
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
Në sheshin e Skenderajt dyshohet se një lokal shfrytëzohej si bastore
-
Në Skenderaj arrestohet një i dyshuar për bixhoz të paligjshëm
-
Kontrolle në shtatë lokale në Skenderaj për bixhoz, sekuestrohen një sërë mallrash
-
Tre të arrestuar në Gjakovë, dyshohet se luanin bixhoz