Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar një rast të dyshuar të dhunimit të një burri nga një burrë tjetër që thuhet se ka ndodhur në vitit 2015.
Hetimi sipas raportit policor thuhet se ka nisur pasi të enjten gjatë intervistës në Prokurori një dëshmitare për një rast penal, ka deklaruar se dyshon që viktima burrë është dhunuar nga një i dyshuar.
Për vendin ku ka ndodhur rasti Policia ka shkruar emrat e dy komunave, Vushtrri dhe Viti.
“Më 06.11.2025 dëshmitarja femër kosovare, gjatë intervistës në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar dhe dyshon se në vitin 2015 viktima mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.