Policia ka ndaluar një konflikt brenda një objekti shkollor në Prishtinë. Sipas njoftimit, katër nxënës të klasave të nënta “kishin lënë një takim për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet”, dhe këtu ka reaguar Policia, duke i shoqëruar të miturit për intervistim.
Intervistimi është kryer në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve të nxënësve të përfshirës.
“Vlerësojmë shumë, kontributin e secilit qytetar. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen katër nxënës për përleshje fizike brenda shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë
-
Policia ndalon një përleshje mes nxënësve në Prishtinë, arrestohen 11 persona
-
Dy policë u përleshën brenda stacionit policor në Prishtinë, kërkohet suspendimi i tyre
-
Përleshje me mjete të forta dhe thikë në Prishtinë, tre të arrestuar
-
Rrahje mes disa të miturve në Prishtinë, një lëndohet rëndë, dy arrestohen