Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia ndalon një përleshje mes nxënësve në Prishtinë, arrestohen 11 persona

Rrahje

Foto: Ilustrim

11 persona janë arrestuar të martën pasdite në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se arrestimi i tyre ka ndodhur derisa është parandaluar një konflikt mes nxënësve të dy shkollave në kryeqytet.

Pas marrjes së informatës se personat në fjalë kanë lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje, policia ka reaguar duke i arrestuar disa prej tyre.

“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet. Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të ‘zgjidhur’ një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit.