Policia e Kosovës është në kërkim të dy personave të dyshuar për veprën penale shpërdorim i pasurisë së huaj.
Sipas njoftimit, vepra penale ka ndodhur më 3 nëntor në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, derisa autoritetet kanë kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e tyre.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin policor.
Policia ka publikuar fotografi të dy të dyshuarve.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi për “shpërdorim të pasurisë së huaj”
-
Policia në kërkim të 2 personave në Prizren, dyshohen për shpërdorim të pasurisë së huaj
-
Policia shpall në kërkim dy persona, dyshohen për asgjësim apo dëmtim të pasurisë
-
Blenë gjësende më kartelën që e gjetën, lirohen në procedurë të rregullt
-
Shpallen në kërkim katër të dyshuar për fajde