Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën pasdite ka ndaluar një garë shpejtësi në Prizren, ndërsa ka gjobitur 17 persona.
“Gjatë patrullimit afër rreth rrotullimit të autostradës te dalja në Prizren-Veri, te parkingjet përreth bizneseve, Policia ka hasur në një numër të automjeteve, disa nga ato kanë shkaktuar kundërvajtje të ndryshme. Patrullat kanë reaguar duke shqiptuar gjoba për kundërvajtjet në komunikacion, gjithsej janë shqiptuar 17 gjoba për kundërvajtësit. Patrullat nga vendi i ngjarjes kanë raportuar bazën për reagimin e tyre në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie”, raporton Policia e Kosovës.
Policia ka thënë se do të vazhdojë të parandalojë aktivitetet e tilla të rrezikshme dhe do të gjobisë të gjithë kundërvajtësit.
-
Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, policia shqiptoi gjoba e sekuestroi automjete
-
Mori pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, gjobitet me 400 euro dhe i pezullohet patentë shoferi
-
Policia parandalon një garë të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Gara shpejtësie në autostradën “Ibrahim Rugova”, Policia shqipton 21 gjoba e konfiskon një veturë
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h