Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia parandalon një garë të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”

autostrad

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një garë të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Me këtë rast sipas njoftimit të Policisë, janë shqiptuar 7 gjoba.

“Njësia për kontroll të autostradave gjatë patrullimit në autostradën ‘Dr. Ibrahim Rugova’ në kuadër të planit operativ ‘Parandalimi i garave të shpejtësisë’, në afërsi të fshatit Trudë ka hasur në disa automjete të cilat ishin ndaluar në hapësirën e autostradës me ç’ rast është arritur të parandalohen garat ilegale dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar shtatë (7) gjoba për ndalje të parregullt në autostradë”, thuhet në njoftimin e Policisë.