Me moton: “Vozitja është përgjegjësi – Jo Kënaqësi“ Policia në Mitrovicë ka nisur fushatën për vetëdijësimin e pjesëmarrësve në trafik në veçanti ngasësit e automjeteve.
“Në kuadër të kësaj fushate janë përgatitur mbi 500 fletushka, të cilat kanë filluar t`ju shpërndahen pjesëmarrësve në trafik nga ana e zyrtarëve policor në teren me prioritet rrugët nacionale, regjionale dhe ato lokale. Shpërndarja e këtyre fletushkave do të vazhdojë gjatë tërë javës në vijim. Edhe pse veprimet policore në fushën preventive janë duke u zbatuar në përputhje me autorizimet dhe masat ndëshkimore, përkundër këtyre është vlerësuar si e nevojshme dhe e domosdoshme veprimi alternativ duke përfshirë edhe realizimin e fushatës ku Policia po shpërndanë fletushka me domethënie të ndryshme të cilat përmbajnë porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor” është thënë në njoftimin e policisë.
-
Policia për fletushkat e shpërndara në veri: S’është kërcënim serioz
-
Fletushkat e reja në veri, hapet rast për thirrje për rezistencë
-
Policia në Shtime me plan për vetëdijesimin e vozitësve të mos parkojnë në trotuare
-
Policia vendos pika kontrolli në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq
-
Policia në Lipjan me fushatë për rritjen e sigurisë së qytetarëve