Kronikë

Policia me bastisje për armë në Leposaviq, sekuestron tri vetura të komunës

Një aksion është zhvilluar të martën pasdite në komunën e Leposaviqit, në një depo pranë stacionit policor, nën dyshimin se ka armë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se armë nuk janë gjetur, megjithatë janë sekuestruar tri vetura të gjetura në këtë lokacion, e që janë në pronësi të komunës.

Ai më tej ka bërë të ditur se aksioni ka përfunduar.

“Nuk kemi gjetur armë. Janë gjetur tri vetura, pronë e komunës së Leposaviqit. Ato i kemi sekuestruar”, ka thënë Elshani.