Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një aksion të gjerë për parandalimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave të tjera kriminale.
Sipas njoftimit të Policisë aksioni është duke u zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kufitare në disa lokacione dhe rajone të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e Kosovës, në këtë rast Departamenti i Policisë Kufitare nën asistimin e njësiteve relevante policore, është duke e realizuar një operacion të gjerë policor i cili përfshinë disa lokacione në rajone të ndryshme. Operacioni policor ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave dhe veprave tjera kriminale. Në këtë operacion po bashkëpunohet me institucionet tjera relevante, ku pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet”, thuhet në njoftimin e Policisë.