Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar armë në rajonin e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht në “Lagjen e boshnjakëve” për të cilat konsideron që do të përdoreshin kundër tyre.
Fillimisht, bëhet e ditur, se është marrë informacion se përball shkollës së mesme teknike janë fshehur disa armë që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorimin e tyre ndaj personelit policor si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.

Pas kontrollit, njësitet policore kanë gjetur tela gjemborë të improvizuar, bomba tymuese, municion dhe një uniformë.
Bëhet e ditur se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi që kreu sulmin në Banjskë.
“Veprimet policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimit të mjeteve të tjera të dyshuara në mënyrë që të parandalohet rrezikimi nga to i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës që po punojnë për ruajtjen e rendit dhe garantimin e sigurisë”, thuhet në komunikatë.
-
Në Mitrovicë të Veriut sekuestrohen armë, municion dhe pajisje ilegale
-
Arsenali i fshehur në veri: 51 raste me armë e municion brenda 6 muajve
-
Gjenden sërish armë e municion në veri të Mitrovicës
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri
-
Policia gjen armë, municion dhe eksploziv edhe në një shtëpi të braktisur në Zubin-Potok