Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e një personi të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile shqiptare.
“Sektori për Hetimin e Krimeve te Luftës, bazuar në ligj 06-L091 i ndryshuar dhe plotësuar ne KPP-e ne ligjin 04-L123, neni346/A pika 4.3. pas dështimit të arritjes së qëllimit ,sipas paragrafin 4.1. dhe 4.2 publikon Urdhër për Shpalljen në Kërkim të Pandehurit FILIĆ (Vojislav) Slaviša”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Filić (Vojislav) Slaviša, i lindur më 25.07.1963 kërkohet për veprën penale “Krime Lufte Kundër Popullsisë Civile”.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, njoftoi PK-ja.
-
Shpallen në kërkim gjashtë persona për krime lufte në Kosovë
-
Arrestohet e lirohet një i dyshuar për krime lufte në Prizren
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 3 të rinjve, dyshohen për sulm e prezantim si persona zyrtarë
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për ngacmim dhe sulm
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për grabitje