Policia e Kosovës ka publikuar emrin e dorasit të vrasjes së djeshme në Novosellë të Pejës.
Policia e Kosovës ka shpallur Faton Brahimin person në kërkim. 47-vjeçari akuzohet për vrasjen e djeshme në Novosellë. Vrasje dyshohet se ndodhi për çështje pronësore.
Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur një mitraloz, një pistoletë, pajisje për pastrim të armëve, 890 fishekë të armëve të ndryshme e pesë predha.
Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Personi i kërkuar konsiderohet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Novosellë
-
Policia jep detaje të reja për vrasjen në Novosellë të Pejës
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Novosellë
-
Një person vritet në Pejë, dyshohet për mosmarrëveshje mes të afërmve për prona
-
Dy persona të vdekur në 24 orë, Policia sekuestron armë nga vendngjarjet