Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen në Novosellë të Pejës që ndodhi të shtunën.
Dyshohet se vrasja ndodhi mes familjarëve për arsye pronësore.
“Gjate kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: një mitraloz, një pistolete, pajisje për pastrim te armës, 890 fishek të kalibrave të ndryshëm, dhe pesë predha po ashtu kalibra të ndryshëm. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.