Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Novosellë

I është caktuar masa e paraburgimit të pandehurit Faton Brahimi, të dyshuar për vrasjen e para një jave në Novosellë të Pejës.

Siç ka njoftuar Gjykata Themelore në Pejë, i pandehuri kishte qëlluar për vdekje viktimën më 24 prill, pas një mosmarrëveshje që kishin rreth pronës. Në njoftim thuhet se i ndjeri ishte duke e thurur pronën kur kishte pasur konflikt me të pandehurin.

Behrami pas rastit ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa u arrestua tek të enjten në mbrëmje.

Gjykata në vendimin për caktimin e paraburgimit për një muaj ka thënë se ka vlerësuar se ekziston dyshimi se i pandehuri mund të ikë apo të ndikojë te dëshmitarët.

Viktima ishte i afërm i të dyshuarit.