Policia e Kosovës ka gjetur në një shtëpi në fshatin Lubishtë të Vitisë afro 500 kilogramë duhan të përpunuar dhe papërpunuar.
Siç ka bërë të ditur Policia, duhani dyshohet se ishte kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Duhani është sekuestruar nga Dogana.
“Më datë 25.04.23 Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës dhe hetimet rajonale të Drejtorisë kufitare-Lindje, bazuar në informacione relevante dhe me urdhër të prokurorit të shtetit në Gjilan kanë realizuar një operacion kontrolli në një shtëpi dhe objektet e saj përcjellëse në fshatin Lubishtë, komuna e Vitisë. Gjatë operacionit policor dhe kontrollit në atë lokacion janë gjetur dhe sekuestruar sasi e konsiderueshme e duhanit të përpunuar dhe të pa përpunuar (në fletë) rreth 500 kg, ambalazhe për paketimin e duhanit, një peshore dhe një grirëse e duhanit. Mallrat të cilat dyshohet se janë kontrabanduar rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë veriore në Republikën e Kosovës janë sekuestruar dhe së bashku me rastin me urdhër të Prokurorit i dorëzohen Doganës së Republikës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Policia sekuestron 500 kg duhan të kontrabanduar
-
Në Viti konfiskohet sasi e konsiderueshme e duhanit që dyshohet të jetë i kontrabanduar
-
Policia kap 800 kilogramë duhan të papërpunuar në Viti
-
Kapen në Viti 500 kg duhan të papërpunuar