Policia e Kosovës ka kapur rreth 800 kilogramë duhan të papërpunuar në fshatin Ramjan të Vitisë të premten.
Policia ka njoftuar se ky mall dyshohet të jetë i kontrabanduar, ndërsa është gjetur në një furgon që po shfrytëzonte rrugët malore nga fshati Tanushë i Maqedonisë së Veriut, është nisur në drejtim të Vitisë.
Automjeti me mallin e ngarkuar, sipas policisë, do të dorëzohet në terminalin doganor te Dogana e Kosovës.
“Rreth orës 10:00 edhe përkundër tentativës për t’iu shmangur patrullës policore, automjeti është ndaluar në fshatin Ramjan të Vitisë. Automjeti i ndaluar, me targa vendore dhe i drejtuar nga S.I., (viti i lindjes 1979) ishte duke bërë transport të mallit që dyshohet të jetë i kontrabanduar. Gjatë kontrollit të automjetit transportues është hasur në rreth 800 kg. (36 paketime) duhan të papërpunuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
-
Policia kap në Viti rreth 500 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia V.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Iu gjet 209 kg duhan i grirë, arrestohet për kontrabandim
-
Policia sekuestron afër 500 kilogramë duhan të kontrabanduar
-
Policia sekuestron 500 kg duhan të kontrabanduar