Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e vona të së enjtes, ka arritur t’i identifikojë katër kuaj të cilët ishin futur në territorin e Kosovës nga Maqedonia Veriore, përmes rrugëve ilegale, e të cilët ishin të ngarkuar me duhan të papërpunuar.
Sipas njoftimit të premten, ngarkesa së bashku me kafshët-kuajt, kishin pasur destinacion shtëpinë e personit të dyshuar Z.N., në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë, me qëllim të ri- ngarkesës në një automjet me targa vendore.
“Pas konsultimeve me prokurorin kompetentë, është bastisur edhe shtëpia e pabanuar, me ç 'rast në një nga hapësirat e saj, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme e mallit të njëjtë - duhan i papërpunuar. Në total janë gjetur 34 thasë duhan ‘refuz ‘të papërpunuar mbi 500 kilogramë dhe 94 paketime duhan (rreth 1 kg.) e që bën rreth 94 kg në total”, thuhet në njoftim.
Duhani i konfiskuar do t'i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa me rastin është duke u marrë Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare- Lindje.
{gallery}
-
Policia kap në Viti rreth 500 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia V.
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Policia sekuestron 500 kg duhan të kontrabanduar
-
Ndalohen tri raste të kontrabandimit me mallra dhe kalimit ilegal në kufij
-
Sekuestrohen 25 thasë duhan të kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut