Policia ka zhvilluar operacione në funksion të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.
Nëpërmjet një komunikate, Policia ka njoftuar se të dielën ka zhvilluar aksione në tri lokacione. Një në fshatin Mjak të Vitisë, ku një Renault është ndaluar dhe gjatë kontrollit i është gjetur sasi e kontrabanduar e duhanit. Ky automjet i dyshuar ka hyrë nga territori i Maqedonisë së veriut në Kosovë.
“Duhan i papërpunuar 8 thasë me nga 10 kg, duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg, duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Siç bëhet e ditur, sipas vlerësimeve fillestare nga kompetentët mbi 440 kilogram duhan sa janë sekuestruar kap me vlerën e tregut rreth 7 mijë euro dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.
Një person i dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në Doganë për procedura të mëtejme ligjore.
Rasti i dytë ka të bëjë me mall të kontrabanduar nga Serbia në Kosovë. Në fshatin Kremeshtak të Zveçanit, është identifikuar një kombi i braktisur, ku janë gjetur dhe sekuestruar produkte higjienike, pije dhe ushqime.
Edhe
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
“Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit. Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy radiolidhje, të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorur për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale. Radiolidhjet dhe malli janë konfiskuar, malli mbetet për tu vlerësuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, përderisa në koordinim me prokurorin rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, rasti i tretë është regjistruar në fshatin Turuçicë të Podujevës, ku me traktor është bërë kalimi i paautorizuar nga Serbia në Kosovë.
“Pas angazhimeve operative policore nga njësia e përbashkët kufitare rajoni-Veriu, ka arrit të ndaloj një kaminonetë VË, një Golf 4 dhe një traktor. Dyshohet se gjashtë personat e dyshuar kishin për qellim prerjen e drunjëve dhe më pas kontrabandimin e tyre ne territorin e vendit tonë. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedure të rregullt si ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare’, bën të ditur Policia.