Gati një javë pasi në një lokal në Pejë u krye grabitja e 3000 eurove, Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuarit.
Siç thuhet në njoftim të Policisë, dy nga të arrestuarit janë të mitur.
Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa për të miturit masa e ndalimit prej 24 orësh.
Vjedhja kishte ndodhur në rrugën “Beteja e Loxhës” më 1 mars. Grupi i personave të maskuar kishte hyrë në zyrë të një lokali dhe nën kërcënim të thikës kishte grabitur 3000 euro. të dyshuarit më pas kishin dalë duke u bashkuar edhe me dy të tjerë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari i pestë për grabitjen në Pejë
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Lirohen në procedurë të rregullt 2 të dyshuar për një rast të grabitjes në Pejë
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë
-
Ndalohen tre persona në Pejë të dyshuar për vjedhjen e 20 mijë eurove