Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e pestë në Pejë për veprën penale “grabitje”. I dyshuari, së bashku me katër të tjerët, dyshohet se më 1 mars të këtij viti, kanë kryer një grabitje në një lokal nën kërcënimin e armës së ftohtë.
“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë dhe pas një pune operative dhe hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal për Hetime, është arrit të identifikohen, dhe me datë 07.03.2022, janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar meshkuj kosovar, dy (2) nga të arrestuarit janë persona të mitur”, thuhet në njoftimin policor.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
-
Policia kap katër të dyshuarit për grabitjen e 3000 eurove në Pejë
-
Nën kërcënim të thikës grabiten para në një lokal në Pejë
-
Lirohen në procedurë të rregullt 2 të dyshuar për një rast të grabitjes në Pejë
-
Tre të arrestuar në Pejë për vjedhje
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Pejë