Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur.
Sipas Policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamion) dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe i njëjti ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e mjekësisë familjare nr. IV.
“Lidhur me këtë aksident, ngasësi i automjetit, M. J mashkull 39 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Gjithashtu me urdhër të prokurorit edhe automjeti është konfiskuar nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa trupi i viktimës M. L mashkull, 60 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
-
Policia jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm në Prishtinë ku vdiq një çiklist
-
Aksident i rëndë në Prishtinë, vdiq këmbësori 19-vjeçar
-
Goditet për vdekje një këmbësor në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë
-
Vdes një person nga plagët e marra në një aksident trafiku më 4 dhjetor
-
Këmbësori goditet për vdekje në Prishtinë