Në orët e para të së premtes një 19-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti ku të përfshira kanë qenë tri vetura, një në lëvizje dhe dy të parkuara, si dhe dy këmbësorë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 01:20 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Një nga këmbësorët nuk i ka mbijetuar plagëve që ka marrë.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
Trupi i viktimës J.S., 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa të dyshuarit (ngasësit të automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.
-
Vdiq 28-vjeçari që u godit nga vetura të shtunën në Prishtinë
-
Goditet për vdekje një këmbësor në Vragoli
-
Vdes një këmbësor që u godit nga vetura në Bresje
-
Vdiq në QKUK personi që u godit nga vetura në Fushë-Kosovë
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prizren, arrestohet si i dyshuar një zyrtar policor