Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditet për vdekje një këmbësor në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

Shiriti i policise

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën "Fahri Fazliu", në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, njësiti i hetimeve të trafikut rrugor janë duke punuar në ndriçimin e rrethanave të këtij aksidenti.