09:23 - Policia e Vlorës ka dhënë detaje të reja në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Vlorë, ku si shkak i një zjarri kanë humbur jetën dy persona, nënë e bir.
Selkie dhe Novruz Hoxhallari kanë ndërruar jetë si pasojë e flakëve, ndërsa policia thotë se zjarri ka rënë në mënyrë aksidentale.
Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:
Rreth orës 04:20, në lagjen “1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndërruar jetë dy shtetas.
Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndërruar jetë nënë e bir, shtetasit S. H., rreth 73 vjeçe dhe N. H., rreth 43 vjeç.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Digjet një shtëpi në Vlorë, shkrumbohen nënë e bir
Nënë e bir kanë humbur jetën pasi shtëpia e tyre në Vlorë, pranë Pyllit të Sodës, është djegur.
Viktimat janë 70-vjeçarja Selkie Hoxhallari dhe 45-vjeçari Olsi Hoxhallari. Të dy trupat janë shkrumbuar totalisht, raporton Tch.
Flakët në shtëpi mendohet të kenë rënë si pasojë e një cigareje të ndezur.
{gallery}