Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të së enjtes në fshatin Nikoliq të Hasit në Shqipëri. Nënë e djalë kanë vdekur pasi shtëpia është përfshirë nga flakët, raporton “TopChannel”.
Fillimisht, djali e kishte nxjerrë nga shtëpia bashkëshorten e më pas ishte futur për ta shpëtuar edhe nënën. Por nënë e djalë nuk kanë mundur të dalin më prej andej.
Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan trupat e vdekur.
Dyshohet se një ngrohëse e ka shkaktuar zjarrin.
Artikuj të ngjashëm
-
Digjet një shtëpi në Shkodër, humbin jetën nëna me dy fëmijë
-
Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë në Korçë
-
Vdesin tre fëmijë shqiptarë në SHBA pasi zjarri përfshiu banesën ku jetonin
-
Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar nga dy zjarre në një ishull grek
-
Babai me dy fëmijët humbën jetën nga zjarri brenda banesës