Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës, në katin e parë të një pallati në lagjen “Rilindja” në Vlorë.
Një apartament është përfshirë nga flakët, ndërsa në banesë ndodhej dhe 55- vjeçari Gj. B. i cili humbi jetën.
Sipas policisë ngjarja dyshohet të jetë nga një shkëndije elektrike ndërkohë që 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Fqinji i viktimës, Arben Aliu u shpreh se ai ishte i sëmurë mendor dhe se kujdesej i vëllai për të.
“I sëmurë, i vetmuar, ka disa vite ka qenë me qira, ka qenë vëllai i tij që merrej, në 6 pa çerek më tha gruaja ka dalë tym nga shtëpia e Gjergjit. Tymi ishte në përmasa të paimagjinueshme dhe nuk futesha dot brenda, ai ishte i sëmurë nuk e dalloje dot, e ndihmonte vëllai i tij. Zjarri rrezikonte gjithë pallatin dhe gjëja e parë që bëra ishte ula linjën elektrike. Ai as nuk gatuante asgjë”, tha fqinji.
Policia e Vlorës ka bërë këqyrjen e vendngjarjes duke marrë në pyetje banorët dhe vëllanë e viktimës, më pas i vdekuri është shoqëruar në morgun e spitalit të Vlorës./TCH
-
Një 50-vjeçar vdes nga zjarri në një banesë në Gjilan
-
Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë
-
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
-
Ia ofendoi vëllanë e sëmurë, i riu në Durrës grushton për vdekje 52-vjeçarin
-
Situatë e rëndë me zjarre në Shqipëri, dyshohet edhe për një të vdekur