Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar banesën e tij mëngjesin e së shtunës në Gjilan.
Policia ishte informuar nga qendra emergjente për tymin që ishte vërejtur se po dilte nga një banesë në katin e katërt, afër orën 9:00 sot.
Policia ka evakuuar të gjithë banorët aty.
“Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfikësve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes. Janë evakuuar të gjithë banorët e banesave për rreth për çështje sigurie. Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç”, njoftoi Policia rajonale.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.