Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia jep detaje për të miturin që u gjet i vdekur në Malishevë

Policia ka njoftuar se në vendin ku është gjetur i vdekur një fëmijë në Malishevë ,është hasur një revole dhe një karikator.

I mituri është gjetur pa shenja jete të dielën në ora 12:54, derisa është dërguar në QKMF me emergjencë.

“Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një revole dhe një karikator. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin policor.