Një fëmijë 10-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kamion në Malishevë, pasditen e së dielës.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë.
“Një fëmijë 10 vjeçar është gjetur pa shenja jetë në një kabinë të kamioni në Malishevë sot rreth orës 13:30 nga familjarët e tij. Ata kanë marrë trupin e pajetë edhe e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Malishevës. Menjëherë njësitet e policisë dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, i cili është hetim i vdekjes. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një armë”, ka thënë Gjurkaj.