Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka dhënë detaje për aksidentin e sotëm me fatalitet në Gjakovë, ku humbi jetën një 79-vjeçar.
“Në orën 11:20 në rrugën magjistrale Gjakovë- Prishtinë në fshatin Mrasorë ka ndodhur aksident i rëndë komunikacioni ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe disa të tjerë janë lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia thotë se deri te aksidenti ka ardhur përderisa një automjet udhëtarësh hyn në tejkalim në mënyrë të pasigurt me ç’rast godet një automjet tjetër në lëvizje i cili ishte në krahun e kundërt e pastaj përplaset drejtë për së drejti edhe në automjetin tjetër i cili po ashtu ishte në drejtim të kundërt.
Me këtë rast ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ngasësi i automjetit I.B 79-vjeçar, që ka shkaktuar aksidentin dhe janë lënduar 8 të tjerë e që janë dërguar në qendrat Emergjente në Gjakovë dhe Pejë.