Policia e Kosovës të premten ka njoftuar për konfiskimin e 14 armëve në një shtëpi banimi dhe objektet përcjellëse në Viti. Për rastin është arrestuar 26-vjeçari me inicialet B.B.
Sipas njoftimit, Policia ka konfiskuar 13 revole të tipi Zoraki dhe një armë të gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm. Janë konfiskuar 42 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
I dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij rëndon vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”:
Artikuj të ngjashëm
-
Gati 1.300 armë ilegale të konfiskuara në nëntë muajt e parë të vitit
-
Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri
-
Shtetasit të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog
-
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri