Policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 ton drogë, e cila ishte nisur nga Shqipëria. Mediet greke raportojnë se në velierë ndodheshin 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë, ndërsa kishte si destinacion Turqinë, ku do të shkëmbehej me heroinë të pastër.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë.
Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant/BalkanWeb.Policia greke kap një velierë me 1 ton drogë nga Shqipëria
Policia greke ka kapur një velierë me mbi 1 ton drogë, e cila ishte nisur nga Shqipëria. Mediet greke raportojnë se në velierë ndodheshin 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë, ndërsa kishte si destinacion Turqinë, ku do të shkëmbehej me heroinë të pastër.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë.
Edhe
Polici grek dhe një shqiptar arrestohen me 102 kilogramë marihuanë
Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.
Burime konfidenciale bëjnë me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant/BalkanWeb.
-
Në Shqipëri arrestohen dy të dyshuar për trafikim të 107 veprave të artit nga Greqia
-
100 kg kokainë e fshehur në kontejner, arrestohen shtatë të dyshuar në Selanik
-
Një ton drogë kapet në ujërat e detit italian, arrestohen tre shqiptarë e dy ukrainas
-
Në Portin e Durrësit kapen më shumë se 45 kilogramë heroinë