Katër raste të sulmeve ndaj grave kanë ndodhur në 24 orët e fundit, sipas Policisë.
E ky është akti i ngacmimit që ndodhi në Prishtinë, gjatë pasdites së të mërkurës, raporton KTV.
Mirëpo, nuk është i vetmi që ndodhi në rrugën “Mark Isaku” të lagjes Tophane.
Edhe gjatë muajve të kaluar, sipas banorëve, i njëjti burrë që duket rreth të 30-ve po sulmon gratë në këtë mënyrë.
Kjo ka nxitur banorët që të raportojnë rastin në Polici.
Edhe
Edhe një grua sulmohet seksualisht në Lipjan
Për ta, mbetet shqetësim fakti që nuk e njohin sulmuesin e që i njëjti akt po përsëritet.
Ndërkaq, asnjë nga të tri viktimat nuk e ka raportuar rastin në Polici.
E, sipas Luljeta Demollit, ende në shoqëri ekziston frika e grave që rastet e tilla të raportohen tek institucionet.
Nga Policia thonë që ende nuk e kanë identifikuar sulmuesin.
“Për këtë ngjarje jemi njoftuar me datën 24 korrik 2019, rreth orës 13:00. Informata është duke u trajtuar nga ana e hetuesve policorë, të cilët aktualisht janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin nga Zyra për media e Policisë.
Ndërkaq, javët e fundit janë shtuar edhe rastet e ngacmimeve e dhunimeve seksuale.
Edhe
Arrestohet një burrë në Prishtinë, dyshohet se ngacmoi në rrugë një grua dhe dy të mitura
Një grua, të mërkurën, ka raportuar se në muajin qershor një burrë e kishte futur në veturën e tij në Veternik dhe pastaj, pa dëshirën e saj, e kishte dërguar në një motel ku e kishte dhunuar, e kishte incizuar dhe ia kishte vjedhur disa dokumente e një shumë parash.
E një rast i ngjashëm kishte ndodhur ditë më parë në Gjakovë, ku një grua u dhunua dhe pastaj dhunuesi e kishte kërcënuar që të mos e raportonte rastin.