Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia e Kosovës arreston një serb me urdhër të INTERPOL-it

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb, shtetas i Bosnjës e Hercegovinës, për të cilin kishte urdhër-arrest nga INTERPOL-i. Koha.net mëson se inicialet e tij janë D.S.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar edhe Daut Hoxha, zëdhënësi i Policisë së Kosovës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga INTERPOL-i, është arrestuar i kërkuari mashkull serb, shtetas i BeH. Me urdhër të prokurorit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes”, tha Hoxha.

Artikuj të ngjashëm