Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”.
Në orët e para të së martës, njësia policore për mbikqyrje të pikës kufitare në Vërmicë, ka hasur në një grup prej 24 sirianësh duke hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.
“Përveq këtij grupi, Policia e Kosovës ka vërejtur edhe dy automjete në të cilat ishin katër persona që dyshohet se ishin në pritje për kontrabandim të personave të lartëcekur. Në lokacion policia ka bërë arrestimin e tre personave të dyshuar me ç’rast u janë konfiskuar telefonat personal të cilët dyshohet se kanë përmbajtje të dëshmive që i implikon të dyshuarit në rast. Gjithashtu është bërë sekuestrimi i dy automjeteve me të cilat është tentuar që të kryhet kontrabandimi me migrantë. Në konsultim me prokurorin kompetent, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i katërt është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Policia zë në Vërmicë migrantë nga Siria, Somalia, Eritrea e Egjipti
-
Arrestohet një burrë në Komoran, me furgon po bartte 16 migrantë sirianë
-
Shtatë të arrestuar, dyshohen se përdorën Kosovën si transit për kontrabandimin e emigrantëve
-
Gjashtë sirianë tentuan të hynin ilegalisht në Kosovë
-
Arrestohen tre të dyshuar për kontrabandim me migrantë