Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia arreston dy të dyshuar për dhunim, një në Gjakovë e një në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Njëri është arrestuar të hënën në Gjakovë. Sipas njoftimit të Policisë rasti ka ndodhur më 20 mars të këtij viti.

Ai thuhet se dyshohet edhe për vepra të tjera penale dhe është dërguar në mbajtje. “Me 03.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

tjetri është arrestuar në Fushë-Kosovë për rastin që dyshohet se ka ndodhur më 2 prill.

“Më 02.04.2023 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.