Një polic nga Tirana kishte gjetur mënyrën e tij për të bërë biznes, duke transportuar emigrantë sirianë që futen në mënyrë ilegale në Shqipëri me synim për të kaluar në vendet e BE-së. Ndryshe nga trafikantët e tjerë, që u kërkonin nga 500 deri në 1000 euro këtyre emigrantëve fatkëqij, polici 24-vjeçar i Komisariatit nr.4 merrte më lirë: vetëm 70 euro për person.
Por, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Korçës e kanë arrestuar në flagrancë se ka ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit më datë 18 gusht 2020, ora 23:40. I arrestuari me iniciale G.H është me detyrë punonjës policie SPZ në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë. 24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ai, duke udhëtuar me automjetin e tij, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec në dalje të qytetit. Nga kontrolli ka rezultuar se me automjetin e tij po transportonte dy migrantë sirianë, të cilët i ka marrë në dalje të qytetit të Bilishtit për t’i dërguar drejt Tiranës kundrejt shpërblimit prej 70 eurosh.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, karta ID, patenta, pistoleta TT, 450 euro, 10 mijë lekë, 3 telefona celularë.
SHÇBA tha se i fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90 apo duke denoncuar në Komisariatin Dixhital, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor/K.J.
-
Sirianët paguanin deri në 7 mijë euro për kalim në Gjermani
-
Policia në Sarandë arreston tre kosovarë, tentuan t’ua kalonin kufirin ilegalisht 26 emigrantëve
-
Kosovari po transportonte 31 emigrantë duke ua marrë nga 900 euro secilit, arrestohet në Shqipëri
-
Kapen 18 emigrantë në Prishtinë, arrestohet personi që po i kontrabandonte
-
Ngrihet aktakuzë ndaj personit që kontrabandoi shtatë sirianë për 20 euro secilin