Kronikë

Kosovari po transportonte 31 emigrantë duke ua marrë nga 900 euro secilit, arrestohet në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka arrestuar të premten një 35-vjeçar nga Kosova, i cili transportonte emigrantë të paligjshëm.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Rruga e gabuar”.

Sipas policisë, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë.

Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person.

Drejtuesi i furgonit kishte me vete edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike, cannabis sattiva.

“Si rezultat i këtij operacioni, në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike". Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasit S. O., shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportoheshin emigrantët, 1 aparat celular, si dhe një shumë parash”, thuhet në njoftim të premten.