Një zyrtar policor ka përdorur armën zyrtare të dielën në Vushtrri, për t’i shpëtuar një sulmi nga qentë endacakë.
Policia ka njoftuar të hënën se pasi është sulmuar nga tufa e qenve, polici e ka shkrepur një plumb.
Nga shkrepja e armës thuhet se nuk është rrezikuar askush.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar si dhe Inspektorati Policor i Kosovës.