Polici i plagosur të martën nga një shpërthim në Zhur është nën kujdes intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai, sipas QKUK-së, ka lëndime në sy.
“Zyra për Informim ju njofton se rasti ka ardhur me vetëdije, por me lëndime në pjesën e sipërme të kokës, pas komplikimeve është transferuar në mjekimin intensiv qendror ku është tani nën kujdes intensiv. Polici është në gjendje stabile për momentin megjithatë ka lëndime. Ka lëndime edhe në sy. Por është në trajtim multidisiplinar. Për detaje të tjera do të deklarohemi pas vlerësimit konzilar” , ka thënë Zyra për Informim e QKUK-së në një përgjigje për Kohën Ditore.
Artikuj të ngjashëm
-
Polici i plagosur në Zhur sot do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtejmë
-
Polici i lënduar në Zhur, pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit
-
Incident i rëndë në Zhur, dyshohet për një polic të vrarë
-
Një i plagosur në Vushtrri, shoqërohen në polici për intervistim katër të dyshuar
-
Dy të plagosur në Prizren, tre të dyshuar në kërkim policor