Polici Artur Mrasori, që pësoi lëndime në sy, si pasojë e shpërthimit të së martës gjatë një bastisjeje në një shtëpi në Zhur, sot gjatë ditës do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtejmë.
Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë bërë të ditur se gjendja e tij është stabile, përveç problemeve që ka në sy.
Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka thënë për Kohën Ditore se në koordinim me Fondin për trajtim jashtë institucioneve publike është gjetur një institucion serioz në Turqi për shërimin e Mrasorit. Ai ka thënë se është gjetur edhe aeroplani për të dërguar policin e plagosur.
Nga shpërthimi në Zhur, i vdekur ka mbetur polici Sami Thaqi, ndërsa pësuan lëndime Mrasori dhe polici Jetmir Hasani.
-
MSH-ja njofton se polici që u lëndua në Zhur është dërguar në Turqi për shërim
-
Polici i lënduar në Zhur, pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit
-
Polici i lënduar në Zhur të Prizrenit kthehet sot nga Turqia në Kosovë
-
Përfundon me sukses operacioni i policit Mrasori në Turqi
-
Polici i plagosur në Zhur ka lëndime në sy