Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtari policor Artur Mrasori është shëruar.
Ai ishte lënduar në një operacion anti-drogë në fshatin Zhur të Prizrenit. Mrasori kishte pësuar lëndime të rënda, duke dëmtuar syrin.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti do të kthehet sot në Kosovë në ora 18:00.
Mrasori nga data 31.01.2020 ka qenë në trajtim mjekësor në shtetin e Turqisë, për shkak të lëndimeve serioze të marra.
Pjesëmarrës në pritjen e tij në aeroport do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
MSH-ja njofton se polici që u lëndua në Zhur është dërguar në Turqi për shërim
-
Përfundon me sukses operacioni i policit Mrasori në Turqi
-
Polici i plagosur në Zhur sot do të dërgohet në Turqi për shërim të mëtejmë
-
Polici i lënduar në Zhur, pritet të dërgohet për shërim jashtë vendit
-
Haradinaj viziton policin e plagosur në Zhur, për sigurimet shëndetësore thotë se janë në pritje të qeverisë së re