Një burrë nga Podujeva, me inicialet M.P., 29 vjeçar, raportohet të ketë ikur nga burgu i Prokupljes në Serbi.
Siç raporton B92, i burgosuri u ka gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit. Atje ai ishte dërguar për kontroll pas një intervenimi kirurgjik që e kishte kaluar në vitin e kaluar.
Gjithnjë sipas këtij njoftimi, pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Oficerët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyrë oficerin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar.
M.P. ishte burgosur për shkak të një vjedhje të rëndë. Gjykata ia kishte lejuar atij të telefononte nga burgu, gjë të cilën dyshohet se e kishte shfrytëzuar për ta organizuar ikjen spektakolare.