Një person në Prizren dyshohet se është vetëplagosur në shtëpinë e tij, ndërsa ishte duke manovruar me një pistoletë me gaz për të cilën nuk posedonte leje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se nga pakujdesi është shkrepur aksidentalisht pistoleta, ndërsa personi është duke u trajtuar në Spital.
“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar pistoletën. Rasti në procedurë hetimore”, ka njoftuar Policia.
Rasti është cilësuar nga policia si vetëplagosje dhe armëmbajtje pa leje.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person vetëplagoset me armë zjarri në Ferizaj, gjendja e tij e rëndë
-
Vetëplagoset aksidentalisht me armë, Policia i konfiskon pistoletën e i gjen marihuanë
-
Vetëvritet një 76-vjeçar në Prizren
-
Arrestohet e pastaj lirohet një person që u vetëplagos në Prishtinë
-
Një person në Prizren tenton vetëvrasjen me armë zjarri