Një person në Pejë ka tentuar vetëvrasjen me armë zjarri të dielën.
Sipas njoftimit për media, është raportuar se viktima është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.