Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet e pastaj lirohet një person që u vetëplagos në Prishtinë

Policia

FOTO: Ilustrim

Një person është vetëplagosur në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, personi në fjalë i cili është cilësuar si i dyshuar, ka kërkuar trajtim mjekësor për shkak të vetëplagosjes me armë zjarri në këmbë.

Bëhet e ditur se është sekuestruar një armë që dyshohet se është përdorur në rast.

“Pas trajtimit mjekësor i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.