Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Po hetohet mbi dyshimet për rrahje të të burgosurit në Dubravë

Foto: Koha

I burgosuri në Qendrën Korrektuese të Dubravës, Getoar Mulliqaj, dyshohet se është rrahur fizikisht nga oficerët korrektues të kësaj qendre.

Burime brenda kësaj qendre korrektuese kanë bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” se kjo rrahje dyshohet se ka ndodhur para një jave, përkatësisht me 16 korrik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së Qendrës Korrektuese në Dubravë, Zyrafete Imeraj, ka bërë të ditur se ka pasur ankesë nga i burgosuri Getoar Mulliqaj se ndaj tij është përdorur forcë. Sipas saj, Shërbimi Korrektues i Kosovës menjëherë ka ngritur një komision të brendshëm për hetimin e këtij rasti.

“Komisioni në bazë të dhënave faktike duke përfshirë dokumentacionin mjekësor dhe deklaratat e oficerëve nuk ka gjetur dëshmi se ndaj te burgosurit është përdorur forcë”, thuhet në përgjigjen e Imeraj.

Tutje Imeraj deklaroi se në bazë të komisionit hetimor del se përtej dyshimit nuk ka asnjë fakt qe dëshmon se ndaj të burgosurit Mulliqaj është përdorur forcë.

Lidhur me këtë rast, “Betimi për Drejtësi” paraprakisht ka kontaktuar me zëdhënësin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Xhevat Ibra. Ai ka pohuar se Policia është duke u marr me rastin, mirëpo nuk ka pranuar të jap informata shtesë, me arsyetimin se të njëjtat duhet të merren nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.